Mjaft më! Basha me të rinjtë: Ndryshimi më 25 prill është domosdoshmëri kombëtare

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 17:10 | Politikë
Mjaft më! Basha me të rinjtë: Ndryshimi më 25 prill

Ndryshimi më 25 prill është domosdoshmëri kombëtare. Është ky mesazhi i përcjellë nga kreu demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë, pasi evidentoi dështimet e qeverisë Rama në këto 7 vite.

 “Mjaft më! Është koha për ndryshim! Partia Demokratike është e vetmja forcë që mund ta sjellë ndryshimin me programin e saj që ka në qendër njerëzit dhe ekonominë e tyre. Ndryshimi më 25 prill është domosdoshmëri kombëtare. Ndryshim, jo thjesht si ndërrimi i partive në pushtet, por një transformim i mënyrës së qeverisjes”.

Sipas Bashës dështimi 7 vjeçar i kësaj qeverie ka detyruar të rinjtë të largohen nga vendi, ndërsa është thelluar hendeku mes një grushti njerëzish që kontrollojnë pasuritë e shqiptarëve dhe shumicës.

“Dështimi 7 vjeçar i kësaj qeverie, përqendrimi i pasurive dhe parave të këtij vendi në duart e 10 njerëzve e ka dekurajuar rininë dhe pamundësuar gjetjen e një pune nga ana e tyre, duke i detyruar të kërkojnë opsione për t'u larguar nga vendi.

Hendeku mes një grushti që kontrollon pasuritë e shqiptarëve dhe shumicës dërrmuese është thelluar gjate 7 viteve të Edi Ramës. Në 7 vite ai ka dështuar të thithë investime të huaja që hapin vende pune. Vendimet e tij kanë favorizuar gjithmonë 4-5 oligarkë.  Mbi 2 miliardë Euro janë të dedikuara për koncesione e PPP që i kanë marrë këta oligarkë. 7 miliardë Euro janë abuzimet e kësaj qeverie të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit”.

Basdha thekson se në platformën e PD-së parashikohet anulimi i koncensioneve dhe PPP-ve korruptive, politike të re fiskale, taksë e sheshtë 9%, ulje e çmimit të naftës dhe energjisë elektrike.

“Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend të dëshiruar për investitorët e huaj. Ne do ta nxjerrim arsimin nga ngërçi i primitivizmit ku e ka lënë qeveria e Edi Ramës duke anulluar ligjin e tij për arsimin e lartë. Askush nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të varfërisë. Ne do të subvencionojmë 100% të tarifës së studimeve për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj dhe 50% të tarifës për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë. Do të ofrojmë 10 mijë praktika pune të paguara me 300 mijë lekë në muaj çdo vit”.

Ai theksoi se 80% e shqiptarëve duan ndryshim dhe “ne do ta sjellim ndryshimin me të rinjtë shqiptarë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos