Një ekspert peshkaqenësh ka zbuluar fotot e jashtëzakonshme të tij duke notuar pranë grabitqarëve të rrezikshëm në Zelandën e Re.
Edhe pse gjatë setit fotografik një nga peshkaqenët sulmoi barkën e tij, Riley Elliott është i vendosur që të sfidojë mendimin negativ që ka shoqëria për këto krijesa të ujit. Ai shpjegon se është e mundur që të notosh bashkë me peshkaqenët duke i treguar besim dhe respekt.
“Jam i specializuar për peshkaqenët mako, lloji më i shpejtë. Kam vite që i studioj dhe i vëzhgoj. Ngadalë kam mësuar se si të qëndroj në ujë bashkë me ta. Mjafton t’i tregosh respekt dhe mund të komunikosh me këta specie fantastike”, tregon kanadezi. (A2 Televizion)