Mjegulla mbulon Kukësin

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 11:29 | Aktualitet

Kukësi është mbuluar nga mjegulla. Orët e para të ditës kanë sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të pamjes së kufizuar. Policia e Kukësit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me drita të ndezura.

Më problematike situata paraqitet në Rrugën e Kombit, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegullës duke vështirësuar qarkullimin ndërkohë që fluksi i lëvizjes së automjeteve ka filluar të rritet  për shkak të ardhjes së personave nga Kosova për festat e fundvitit. Prania e mjegullës së dendur është në segmentin Fushë Dugagjin – Tuneli i Kalimashit, që është bërë thuajse i pakalueshëm.

Edhe në qytet, mjegulla ka krijuar vështirësuar në qarkullimin e kalimtarëve dhe mjeteve. Duke i shtuar edhe tymin nga ngrohja me dru zjarri, Kukësi shfaqet i zhytur në një peizazh gri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos