Mjekët e Lezhës: Nuk kërkojmë shpërblimin e kolegëve të strukturave COVID, përkujdesemi për çdo pacient

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 19:16 | Aktualitet

Pas polemikës ku mjekët e urgjencës refuzuan shtimin me 5 mijë lekët e reja të rrogës, ndërkohë që disa prisnin shpërblimin me 1000 euro për doktorët dhe 500 euro për infermierët, personeli i Urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës dolën me një deklaratë ku fton opinion publik dhe mediat që mos ta bëj pjesë të lojërave politike, duke saktësuar se ata nuk kërkojnë shpërblimin e kolegëve të strukturave COVID, dhe se do të vijojnë në përkujdesjen e pacientëve si gjithmonë.  

Deklarata e firmosur

Dekarata e plotë

Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal Lezhë, deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gatishmëri të plotë në kryerjen e detyrës, në plotësim të misionit human që ka. Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID.

https://a2news.com/2020/04/07/rama-sqaron-mjeket-1000-euro-shperblim-vetem-per-ata-qe-jane-ne-vijen-e-pare-te-luftes/

Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos