Rama: Nëse Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë, do kishte 2000 në ditë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 16:31 | Aktualitet
Rama: Nëse Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë, do

Kryeministri Edi Rama, pasi u shpreh se ndihma amerikane “në funksion të stokut të testeve” e lumturon qeverinë, theksoi se kjo nuk do të thotë se numri i testeve që bëhen në ditë kushtëzohet nga stoku.

“Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA-së për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve! Po kjo s'dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku.Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot. PIKË”, shkroi Rama në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos