Mjekët shqiptarë drejt Italisë, 30 vullnetarë për 1 muaj në Bergamo

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 16:30 | Aktualitet
Mjekët shqiptarë drejt Italisë, 30 vullnetarë për 1

30 mjekë e infermierë shqiptarë u nisën drejt Bergamos, në vijën e parë të frontit për të ndihmuar kolegët atje përballë koronavirusit. Ata do të qëndrojnë në zonën më dramatike të Italisë, përsa i përket të prekurve dhe viktimave të virusit, por do të paguhen nga shteti shqiptar.

Forca në numër është e vogël, por nuk mund t’i refuzohet fqinjit që i është gjendur Shqipërisë në kohë të vështira, sqaroi kryeministri Edi Rama, teksa përcolli stafin mjekësor në aeroport: “Ne po luftojmë me të njëjtin armik. Mjetet e luftës nuk janë pa kufi, por ne nuk mund të mbajmë sot forcat rezervë, kur Italia ka nevojë të jashtëzakonshme për ndihmë".

Ky fjalim duket se malllëngjeu ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili i priti mjekët e infermierët shqiptarë dhe jo pa ironi i kujtoi Europës se i kishte kthyer krahët: “Solidariteti që po tregon, është një tjetër arsye e fortë pse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në BE. Sepse shpirti i tyre i solidaritetit është pikërisht ajo vlera e përbashkët që krijoi BE-ja. E që ndoshta shqiptarët po ia kujtojnë shumë popujve të unionit në këtë moment krize”. 

Në bazë të vendimit të pak ditëve më parë, qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë me 3 000 euro në muaj të gjithë mjekët që janë në vijën e parë në betejën me COVID-19, ndërsa 2500 euro për infermierët.

Ndërkohë, me stafin që udhëtoi drejt Italisë ishte dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili po merret me procedurat e riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në shtetet europiane pas mbylljes së kufijve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos