Mjeku online, vizitat shëndetësore me telefon, kontroll dhe të prekurve

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 14:34 | Sociale
Mjeku online, vizitat shëndetësore me telefon, kontroll dhe të

Në kushtet e pandemisë nga COVID-19, edhe vizitat te mjeku janë bërë të pamundura. Duken të largëta kohët kur njerëzit mbushnin klinikat e njësive administrative, edhe pse ka vetëm disa javë që vizitat shëndetësore nuk kryhen si zakonisht. Tashmë edhe mjekët punojnë online. Vizitat mjekësore dhe dhënia e barnave bëhet përmes telefonit.

Shumë të paktë janë pacientët që shkojnë për të kryer vizita te mjeku i familjes, por edhe për ta ndiqet një protokoll masash për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

“Pacienti që ka nevojë për një konsultë nga afër, paraqitet me doreza dhe maskë dhe bëhet vizita sipas parametrave të caktuar”, thotë Jonida Diko, drejtore e Qendrës Shëndetësore nr. 10 në Tiranë. Ajo shpjegon edhe procedurën për të moshuarit që nuk mund të përdorin teknologjinë. “Nëse nuk paraqiten dot për të marrë kodin e recetës, i çohet me telefon, ose i çohen barnat në shtëpi”.

Mjekët e familjes ndjekin edhe ecurinë e pacientëve të prekur nga COVID-19 të cilët ndodhen në shtëpi. I vetmi shërbim që kryhet ende nga qendrat shëndetësore është vaksinimi i fëmijëve. Por në kushtet e epidemisë, janë vendosur orare të caktuar dhe pas çdo vaksinimi kryhet dezinfektimi i ambientit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos