Mësimi online, sfidë për nxënësit me aftësi ndryshe

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 13:28 | Sociale
Mësimi online, sfidë për nxënësit me aftësi

Mësuesit e shkollës speciale “Zëra jete” në Elbasan po përpiqen t zhvillojnë orët e mësimit me 61 nxënësit me aftësi ndryshe përmes internetit. Mësimi “online me këtë shtresë ka qenë një sfidë me vetë sa për mësuesit, por shumë më tepër për prindërit e këtyre nxënësve.

Drejtoresha e shkollës “Zëra jete” tregon për vështirësitë, por edhe efektet pozitive që po marrin nga kjo mënyrë ndryshe e të bërit mësim me këta nxënës special.

“Vështirësia kryesore këto ditë është te prindërit, pasi me këtë kategori fëmijësh duhet të kontaktosh me prindin, të cilët përveç përkujdesjes, janë bërë mësues dhe psikologë për fëmijët e tyre”, thotë Rezarta Biçoku. “Sepse një pjesë e mirë e fëmijëve, sidomos ata me çrregullime të spektrit autik kanë specifikën e tyre. Duan të dalin shëtitje, të shkojnë të gjyshja... Por në këtë situatë kjo nuk është e mundur.”

Pavarësisht vështirësive, që në këtë situatë janë për të gjithë dhe në mënyrë të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe, drejtoresha e shkollës speciale ka një apel për prindërit, por jo vetëm. “Prindërit e fëmijëve me probleme janë heronj të vërtetë. Do t’ia dalim me sukses nga kjo situatë që po kalojmë”, thotë Biçoku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos