“White Pearl”, merr flakë në mes të detit cisterna me naftë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 08:14 | Bota
“White Pearl”, merr flakë në mes të detit cisterna me

Një cisternë me flamur panamez ka marrë flakë sot teksa lundronte pranë Asalujeh, në brigjet e Iranit, njoftuan mediat iraniane, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.

Sipas mediave të huaja, 22 marinarët e “White Pearl” u shpëtuan nga roja bregdetare iraniane pasi kapiteni thirri për ndihmë autoriteteve portuale.

Televizioni shtetëror, duke cituar një zyrtar të autoritetit portual, tha se cisterna, e cila transportonte 40.000 tonë gaz të lëngshëm të naftës, dyshohet se ka marrë flakë pas problemeve në dhomën e motorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos