Ka pasur kërcënime ndaj Dumanit? Balla: Sigurinë ekstra ia ofruam vetë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 13:55 | Aktualitet
Ka pasur kërcënime ndaj Dumanit? Balla: Sigurinë ekstra ia ofruam

Shtimi i sigurisë fizike për kreun e SPAK, Altin Dumani është bërë me iniciativë të policisë së shtetit. Kjo sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

I pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi nëse në drejtim të kreut të Strukturës së Posaçme antikorrupsion ka pasur kërcënime, Balla tha se ishte ai vetë që ka komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit për të vendosur kontakte me Dumanin në mënyrë që nga Policia e Shtetit të ofrohet siguri maksimale.

“E vërteta është: dua të garantoj që jo vetëm prokurorët, gjyqtarë, por edhe qytetarët që policia e shtetit është në detyrë për të garantuar që çdokush të jetë i sigurt. Kam komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit dhe i kam kërkuar që të marrë kontakt me Dumanin, për të garantuar që policia e shtetit të bëjë detyrë. Kemi përgjegjësi që të garantojmë sigurinë maksimale për çdo zyrtar....”

Balla theksoi, se me aq sa ishte i informuar ai për çështjen, nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ana e SPAK, që drejtuesit të saj t’i shtohet siguria fizike.

Ndërkohë, në një reagim të bërë më herët gjatë ditës, SPAK bëri të ditur se mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është marrë “konform procedurave standarde të miratuara.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/30/nje-automjet-i-blinduar-dhe-patrulla-policie-ne-banese-shtohet-siguria-fizike-per-kreun-e-spak/

A2 CNN Livestream

Latest Videos