
Pas më shumëse 30 vitesh demokraci, më në fund një autoritet shtetëror ka nisur zyrtarisht hetimet për gjetjen e eshtrave të personave të vrarë apo pushkatuar nga regjimi komunist dhe që nuk kanë një varr.
Autoriteti i Dosjeve ka piketuar një sipërfaqe toke tek varrezat e Rramajt në Shkodër, ku do të kërkohet për gjetjen e trupave të të vrarëve nga regjimi.
Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, duke shfrytëzuar edhe Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka një apel.
Dekadat e kaluara ende nuk i kanë shuar shpresat e familjarëve për njerëzit e tyre të zhdukur.
Ndërsa për kryetarin e Konferencës Ipeshvnore, gjetja e eshtrave dhe pasja e një varri është një drejtë sa ligjore aq edhe humane dhe njerëzore. (A2 Televizion)