Zbulohen fotot e kamerave të sigurisë së një lokali, ku Jan Prenga, personi i rrëmbyer dhe i zhdukur që prej 17 janarit të këtij viti.
Në fotot e siguruara nga A2, Prenga duket teksa po qëndron në ambientet e një lokali, ulur në tavolinë së bashku me një grua. Ndërsa jashtë një person mbikëqyr çdo lëizje, para se ai të rrëmbehej në rrugën “London”.
Policia thotë se rrëmbimi i Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden” në Shijak. Një ditë pas ngjarjes Policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.
Për ngjarjen e rëndë, tre persona janë shpallur në kërkim: Gentian Doçi, fotot e të cilit A2 i ka siguruar, si dhe Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi.
Sipas grupit hetimor, arsyeja e konfliktit dhe pengmarrjes së 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 260 kg kokainë që nuk është dorëzuar nga i vëllai, i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
(A2 Televizion)