
Operacioni Forca e Ligjit u ka dorëzuar këtë të martë formularët e vetëdeklarimit të pasurisë dy personave, të dënuar më parë për trafik droge.
Bëhet fjalë për Gazment Mahmutajn dhe Edison Çobon, të dy banues në Berat, të cilët janë dënuar në Itali për “trafikim të lëndëve narkotike”.
Të dy personat duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve formularët, të cilët më pas do t’i kalojnë SPAK-ut për verifikim. (A2 Televizion)