Momentet e para të rënies së zjarrit në spitalin e Tetovës, godina në flakë në pak sekonda

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 15:04 | Ballkani
Momentet e para të rënies së zjarrit në spitalin e

Janë publikuar pamje dramatike të momenteve të para të rënies së zjarrit në spitalin e Tetovës.

Nga video e siguruar nga A2 CNN, disa persona duket teksa dalin nga dritaret e spitalit të tmerruar, ndërsa kanë mjaftuar vetëm pak sekonda dhe godina u përfshi e tëra nga flakët. Si pasojë e zjarrit më 8 shtator në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 persona, 2 prej të cilëve nuk janë identifikuar ende.

Ndërkohë, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur këtë të premte se ekspertë nga Gjermania do të hetojnë për ta zbardhur shkaqet që çuan në këtë tragjedi të rëndë.

Komuna e Tetovës ka shpallur 3 ditë zie për tragjedinë e mbrëmjes së të mërkurës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/10/tragjedia-e-tetoves-vetem-dy-nga-viktimat-nuk-jane-identifikuar/
https://a2news.com/video/tragjedia-ne-tetove-deshmitaret-shpresojme-qe-ngjarja-mos-te-jete-e-qellimshme/
https://a2news.com/2021/09/09/tragjedia-e-tetoves-pendarovski-kam-kerkuar-ekspertize-nderkombetare/
https://a2news.com/2021/09/09/tragjedia-ne-tetove-shpallen-3-dite-zie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos