
Policia e Shtetit njofton se ka gjetur trupin e pajetë të një të moshuari në ujërat e liqenit të Fierzës në Tropojë.
Pas verifikimeve, rezultoi se trupi i viktimës i përket 85-vjeçarit, Hasan Vatnikaj, banues në Bajram Curri, i shpallur i humbur prej 11 dhjetorit nga familjarët e tij.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Hasan Vatnikaj nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas familjarëve, i afërmi i tyre vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vijimin e mëtejshëm të hetimeve. (A2 Televizion)