Momenti kur bab e bijë nxirren të gjallë nga rrënojat e qendrës tregtare të shembur nga tërmeti

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 17:49 | Bota

Tërmeti që ra ditën e sotme në Malatya me magnitudë 5.6 gjeti shumë banorë të papërgatitur, ndërsa disa prej tyre u zunë poshtë.

I tillë ishte rasti i babë e bijë, të cilët hynë në një godinë që shërbente si qendër tregtare për të marrë disa produkte, por u zunë poshtë nga rrënojat.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit, ato u nxorën shëndoshë e mirë, ndërsa mediat turke kanë publikuar edhe pamjet e nxjerrjes së tyre nga rrënojat.  

Kujtojmë se nga tërmeti i sotëm humbi jetën një person dhe u plagosën 69 të tjerë. Autoritetet nga ana e tyre kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonat me rrezik, pasi lëkundjet sipas tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim. (A2 Televizion)

https://youtu.be/X010nyYYDnw
https://a2news.com/2023/02/27/momenti-kur-qendra-tregtare-4-kateshe-shembet-ne-syte-e-njerezve-si-te-ishte-nje-loder/
https://a2news.com/2023/02/27/ekspertet-pas-termetit-te-sotem-ne-turqi-do-te-kete-te-tjere-rrini-larg-ndertesave-ne-rrezik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos