
Disa video nga luftimet e fundit në lindje të Ukrainës tregojnë tentativën e dështuar të trupave ruse për të hyrë brenda territorit të Bakhmutit, i cili ndonëse është rrethuar nga të gjitha anët, nuk ka rënë ende në duart e ushtrisë së Putin.
Pamjet e shpërndara nga Brigada e 72 e Mjeteve të Mekanizuara tregojnë momentin kur tanket dhe mjetet e blinduara ruse sulmohen me raketa e bomba, duke bërë që të tërhiqen me shpejtësi, ndonëse disa prej tyre mbetën në sheshbetejë.
Mediat perëndimore raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Vuhledar, rreth 120 km larg Bakhmutit, në rajonin lindor të Donbasit.
Javën e kaluar inteligjenca britanike bëri me dije se trupat ruse po përgatisin një ofensive të re në Vuhledar, për këtë arsye bombardime të njëpasnjëshme priten në këtë rajon. (A2 Televizion)