Stadiumet turke pushtohen nga thirrjet “dorëheqje qeverisë”, kërkojnë largimin e Erdogan, klubet distancohen

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 19:12 | Bota

Thirrje për dorëheqjen e qeverisë së Erdogan janë dëgjuar në stadiumet turke, si një veprim nga mos reagimi në mënyrën dhe kohën e duhur pas tërmeteve shkatërrimtare që kanë goditur vendin .

Një nga figurat publike që ka kërkuar dorëheqjen e Erdogan dhe qeverisë së tij është biznesmeni i njohur Sadettin Saran, një nga kandidatët më të fortë për Presidencën e ekipit të Fenerbahçes, i cili ka shpërndarë një video të asaj se çfarë ndodhi pas thirrjeve “Dorëheqje qeverisë”.

"Ata që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar nuk mund të quhen 'armiq të shtetit'. Në procesin që çoi në tentativën e pabesë të grushtit të shtetit të 15 korrikut, ata që u ngritën për demokracinë ishin gjithashtu tribunë.”, u shpreh ndër të tjera në reagimin e tij Saran.

Në lidhje me këto incidente nëpër stadiume ka reaguar edhe Shoqata e Klubeve, që është shprehur se ata duan të jenë së bashku me fuqinë bashkuese të sportit dhe jo të përfshihen në diskutime politike. (A2 Televizion)

https://youtu.be/qqhl8PLTPxc
https://a2news.com/2023/02/26/ne-minuten-04-17-ndalet-gjithcka-mijera-lodra-hidhen-ne-fushen-e-lojes-futbollistet-shperthejne-ne-lot/
https://a2news.com/2023/02/26/qeni-meksikan-ishte-me-njeri-se-ju-spikeri-famshem-turk-shperthen-ndaj-ronaldos-as-caj-nuk-do-te-pish-me-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos