Durrës, dyfishohen vizitorët në sitet arkeologjike, mbizotërojnë të huajt

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 13:13 | Aktualitet
Durrës, dyfishohen vizitorët në sitet arkeologjike,

Sezonin e mirë turistik veror në Durrës e konfirmojnë edhe sitet arkeologjike të qytetit. Me mijëra vizitorë, shumica e të cilëve kanë qenë të huaj, kanë vizituar muzeun arkeologjik, si dhe amfiteatrin e qytetit.

Shifrat flasin që muzeun arkeologjik nga janari deri në gusht të këtij viti, e kanë vizituar 6 mijë persona me shumë së e njëjta periudhë e viti të kaluar.

Ndërsa amfiteatrin e kanë vizituar mbi 8 mijë persona më shumë. “Në të dyja sitet, muze dhe amfiteatër, kemi pasur fluks të shtuar, në nivel dyfishimi edhe pse viti i kaluar ishte postpandemik”, thotë Alban Ramohitaj, Drejtor i Qendrës Muzeore Durrës.

Vizitorët e huaj përbëjnë numrin më të madh të atyre që kanë vizituar sitet arkeologjike dhe në vlerësimet e tyre përveç përshtypjeve pozitive, ka vend edhe për përmirësime të tjera.

“E bukur, por duhet më shumë mirëmbajtje, sepse do të tërhiqte më shumë turistë”, thotë për A2 CNN një vizitore italiane.  

Në muzeun më të madh arkeologjik në Shqipëri paraqiten objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe asaj të antikitetit. Përveç amforave dhe spirancave të zbuluara në fundin e detit, muzeu ka edhe një fond të pasur, që në të ardhmen do të jetë pjesë e pavijonit të mesjetës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos