
Rikthimin e basteve online, opozita e sheh si një favorizim që kryeministri po i bën familjarëve të tij, për të cilët thotë se janë të lidhur me këtë aktivitet. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, rendit vëllain e Kryeministrit mes përfituesve.
Në sinkron me PD, kryetari i partisë së lirisë, Ilir Meta deklaroi se rikthimi i basteve online bëhet me qëllim nga Rama për të vendosur monopolin mbi këtë biznes.
Vendimi i Kryeministrit për të rikthyer bastet online ka sjellë edhe reagimin e socialistit Erion Brace, që ngjashëm me opozitën nënvizon se kjo po bëhet nga të njëjtët njerëz që e ndaluan këtë aktivitet.
“Nga “Fundi i marrëzisë” te “Marrëzia pa fund”; të njëjtët njerëz – të njëjtët udhëheqës, të njëjtët vendimmarrës; por edhe të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin, flasin në emër të sportit dhe përdorin sportin për bastet e tyre”, shkruan Braçe në Twitter. (A2 Televizion)