All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Momenti rrëqethës kur ushtari rus i lutet për jetën dronit ukrainas, shoku i tij hedh veten në erë

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 18:57 | Bota
All - Paragraf - 1

Një ushtar rus është filmuar duke u lutur në mënyrë të dëshpëruar për jetën e tij, pasi u ndoq nga një dron ukrainas, mes tmerreve të llogoreve të luftës, pranë qytetit të rrethuar të Bakhmut.

Në videon e shpërndarë në mediat ndërkombëtare, ushtari rus shihet duke u zvarritur nëpër baltë, teksa bën gjeste të furishme ndaj dronit ukrainas se ai dëshiron të dorëzohet.

All - Paragraf - 3

Ai shihet duke vendosur krahët në gjoks në shenjë "x" për të treguar "jo" për kamerën e dronit, ndërsa shihet se si merr në dorë edhe një shënim që mbante droni, ku lexohej në rusisht: "Dorëzohuni dhe ndiqni dronin".

Ushtari i rrethuar i Putinit më pas kap një copë pëlhure të bardhë, të cilën e mban lart si shenjë dorëzimi. Ndërsa ndjek dronin nga llogoret, ai qëllohet nga ish-shokët e tij në ushtrinë ruse. Më pas shpërthimet shpërthejnë përreth tij.

Pamjet besohet se janë filmuar pranë qytetit të rrethuar ukrainas të Bakhmut, i cili ka parë disa nga luftimet më të ashpra në muajt e fundit.

Atij iu dha shansi për t'u dorëzuar në kuadër të projektit të qeverisë ukrainase "Dua të jetoj", që filloi shtatorin e kaluar për t'u dhënë trupave ruse një rrugëdalje nga lufta e Putinit. Ndërkohë, partneri i ushtarit me fat kishte zgjedhur të "hedhë veten në erë me granatë" në vend që të dorëzohej, siç u është thënë të bëjnë trupat ruse nga gjeneralët e tyre.

All - Paragraf - 7

Afro 200,000 ushtarë rusë besohet se kanë vdekur deri më sot që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar, shumë prej tyre rekrutët e rinj nga pjesët më të varfra dhe më të largëta të vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/13/ushtaret-e-putinit-spo-njohin-njeri-tjetrin-kater-avione-e-helikoptere-ruse-rrezohen-ne-te-njejtin-vend-brenda-pak-oresh/
https://a2news.com/2023/05/13/brenda-ferrit-rus-deshimtaret-rrefejne-tmerrin-qe-kane-pare-me-sy-te-ushtrise-se-putinit-ndaj-ukrainasve/
https://a2news.com/2023/05/13/lufta-ne-ukraine-ushtria-ruse-i-kunderpergjigjet-ofensives/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos