
Sali Berisha iu kthye edhe njëherë nga Korça, kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Sipas Berisha, Basha nuk arriti të krijoi figurën e një lideri të vendos. Për të, ai
Në vitin 2021 diferenca e votave që ka marrë PS dhe PD është qartësisht më e madhe se zgjedhjet e vitit 1997. Janë 74 mijë vota më pak se në 2013. Pse kjo? Ju keni derdhur lumenj djerse. Keni shpenzuar shumë në fushatë. Keni shpenzuar kohë, mjete të tjera. Kryetari nuk ndërtoi një figurë lideri të vendosur, por për fat të keq asnjë marrëdhënie të përshtatshme me ju. Takoj drejtues, anëtarë dhe ai me një raport gjysmë të akullt me njerëzit dhe qëndrimet. Kam përgjegjësi më shumë se të gjithë për këtë sepse e njoh më shumë se ju fushatën, thelbin e opozitarizmit.
Kam toleruar dhe ju kërkoj ndjesë. Ka pasur vetëm një shkak, betimin tim që kurrë të mos kthehem. Në 26 qershor 2013 jam zotuar se largohem pa kthim. Me shumë të drejtë, një grup i gjerë drejtuesish i thanë mirupafshim Bashës pas zgjedhjeve. Pse Sali Berisha nuk foli në atë moment? Kam pasur vetëm një shkak. Nuk fola sepse besova se detyra më imediate ishte të mbronim votën tuaj. Nëse do të flisja unë për të metat ndihmoja kundërshtarin. (A2 Televizion)