
Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë për shqyrtim kërkesën e parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kolegji i Gjykatës shfrytëzoi të gjithë kohën që I kishte lënë ligji për të vendosur nëse vendimi I parlamentit për shkarkimin e presidentit duhej shqyrtuar nga gjykata apo jo.
“Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, Gjykata vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedurale të gjykimit kushtetues”
Gjykata Kushtetuese
Pas këtij vendimi, tashmë Gjykata Kushtetuese nuk ka afate kohore të ngurta dhe shatë gjyqtarët mund të vendosin që fati Ilir Metës të caktohet sa më shpejt, apo të kalojnë në lëvizje taktike si marrja e një opinioni nga Komisioni i Venecias, që do ta shtynte vendimin e trupës në një kohë kur mandati i Ilir Metës në krye të Shtetit do të kishte përfunduar.
Por vetë njoftimi I Kushtetueses erdhi në një kohë kur në Komisionin e Venecias po shqyrtohej ligjshmëria e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, dhe ekspertët ndërkombëtarë konstatuan se Presidenti kishte shkelur Kushtetutën në qershor 2019 kur me një dekret vendosi të shtyjë datën e zgjedhjeve. (A2 Televizion)