
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 6 persona, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër gjatë një operacioni për shkatërrimin e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
Operacioni u zhvillua në orët e para në zonën e Vlorës dhe Drashovicës, në bazë të urdhërarresteve të nxjerra nga Prokuroria e Posaçme ndaj këtij grupi.
Pas verifikimeve, rezultoi se një prej personave për të cilët SPAK kishte nxjerrë urdhërarresti është tashmë në burg.
Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë që operacioni i policisë vijon ende në disa qytete të tjera pasi SPAK ka nxjerrë 42 urdhërarresti në total. (A2 Televizion)