Mori pjesë në dasmën e të vëllait, infektohet me koronavirus Salah

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 17:23 | Futboll

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, është futbollisti i radhës që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Salah ishte i grumbulluar me kombëtaren e Egjiptit, e cila do të luajë në fundjavë ndaj Togos, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Egjiptiane e Futbollit në një postim në Twitter.

Infektimi i Salah vjen vetëm pak ditë pasi ai mori pjesë në dasmën e vëllait të tij Nasr në Kajro. Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe shumë foto e video teksa sulmuesi i Liverpool shfaqet duke kërcyer mes shumë personave të tjerë, duke mos respektuar asnjë masë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos