
Në stacionet kryesore janë qindra qytetarë që presin urbanin e radhës. Nevoja për të lëvizur për ta është e domosdoshme, duke nisur që nga arsyet e punës e deri te ato shëndetësore.
Këshilla e kryetares së komitetit të ekspertëve u duket e pavend. “E kanë te domosdoshme qytetaret lëvizjen, është situatë e vështirë por duhet shtim i mjeteve”, thonë qytetarët në stacionet e kryeqytetit.
Distanca dhe mbajtja e maskës është shqetësimi kryesor i udhëtarëve. Thonë se policia dhe task forca nuk gjendet në terren për monitorime.
Që nga periudha kur u hap transporti publik, rregullat e protokollit mbeten të njëjtat. Deri më tani gjoba për moszbatimin e masave të diktuara nga pandemia kemi parë vetëm te qytetarët që ecin pa maska, ndërsa nuk ka një numër për gjobat e vendosura në urbane. (A2 Televizion)