Moscertifikimi i listave në Kosovë, vendimi i PZAP lidhur me ankesat merret të martën

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 14:34 | Kosova
Moscertifikimi i listave në Kosovë, vendimi i PZAP lidhur me ankesat

Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtesa vendos të martën lidhur me ankesat e pranuara nga partitë politike kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikim të listave me kandidatët e disa subjekteve.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror Zgjedhor thotë se do të veprojë në përputhje me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatës së Lartë, lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listës së kandidatëve të tyre.

“KQZ është duke pritur shqyrtimin dhe vendimin e PZAP-së lidhur me ankesat të cilat janë paraqitur në këtë institucion. Siç kemi bërë të ditur edhe më parë, KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së si dhe Gjykatës Supreme”, tha Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi të certifikojë listat e kandidatëve për deputetë te Vetëvendosja, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe disa partive tjera të komuniteteve joshumicë, me pretendimin se nuk i kishin zëvendësuar kandidatët që rezultonin të dënuar gjatë 3 viteve të fundit.

Në një reagim pas ankimimit kundër vendimit të KQZ, lëvizja Vetëvendosje tha se është e bindur se lista Vetëvendosje do të certifikohet  e plotë me bartësin e saj, Albin Kurti, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes tha se KQZ veproi me agjendë politike dhe se një e tillë nuk duhet lejuar të ndodhë sërish.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos