
Mosmarrja e një vendimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për situatën e krijuar në procesin “Shullazi” në Apelin e Gjykatës së Posaçme, u bë shkak për një tjetër seancë të dështuar të këtij gjykimi.
Apeli i ka kërkuar vlerësim KLGJ-së prej 23 dhjetorit 2019 në lidhje me dy gjyqtarë të trupit gjykues. Ata janë të deleguar nga Gjykata e Apelit te rretheve dhe si të tillë nuk gëzojnë statusin e gjyqtarëve të posaçëm. Kur prej disa seancash pritet një vlerësim nëse do të vijojë gjyqi me këta gjyqtarë ose jo, KLGJ informoi Apelin me një shkresë, se ende nuk kishte verdikt për kërkesën e shtruar.
Për këtë shkak seanca e 29-të radhazi e procesit u shty. Dosja "Shullazi" ka më shumë se një vit në Apel, por ende nuk ka nisur shqyrtimi gjyqësor i saj. (A2 Televizion)