Plagosja në Allias, hetuesit dyshojnë se grabitësit mund të kenë njohje me familjen Laze

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 11:39 | Kronikë
Plagosja në Allias, hetuesit dyshojnë se grabitësit mund të

Petrit dhe Afërdita Laze do të dilnin nga banesa e tyre në Allias kur dy persona u futën brenda dhe qëlluan me çifte në drejtim të tyre.

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:00, fatmirësisht nuk përfundoi me viktima, pasi bashkëshortët janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Në vilën e tyre, momentin e të shtënave, ishte edhe vajza e cila tha për hetuesit se dy agresorët ishin të maskuar dhe njëri prej tyre mbante armën. Hetuesit dyshojnë se ngjarja është një tentativë për grabitje, pasi dy autorët shkuan menjëherë në dhomën e çiftit Laze.

Familja jetonte në katin e dytë të vilës, pasi i pari ishte biznes. Nga ana tjetër, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së vilës për të mësuar më shumë mbi autorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos