Mot i ftohtë dhe i kthjellët

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 07:00 | Aktualitet
Mot i ftohtë dhe i kthjellët

Dita e kësaj të mërkure fillon e ftohtë, por e kthjellët në të gjithë vendin ku temperaturat e mëngjesit luhaten nga -5 në 6°C.

Mesdita vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, por sërish mbetet e ftohtë.

Temperaturat e mesditës luhaten nga 6 në 13°C.

Era do të fryjë veriore dhe e lehtë në pjesën më të madhe të ditës, por mbrëmja sjell forcim të erës në detin Jon dhe drejtim jugor të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos