Mot i keq gjatë natës në Kukës. Në Valbonë e Shishtavec bora arrin në 15 cm

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 09:32 | Aktualitet

Erë e fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës dhe borë në lartësinë mbi 500 m. Është kjo situata e motit gjatë natës në zonën verilindore të vendit, sipas informacionit të Mbrojtjes Civile të Prefekturës.

Trashësia e borës në Shishtavec dhe Valbonë ka arritur në 15 cm, kurse rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga informacionet e marra nga terreni po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme, gjendja e rezervuarve është nën monitorim në të gjithë Qarkun, furnizimi me ujë të pijshëm  dhe energji është normal në të gjithë Qarkun Kukës dhe nuk ka ndonjë problematikë emergjente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos