U çliruam në 28 apo 29 nëntor? Krasniqi: Llogari elektorale, politikanët kanë ndarë Shqipërinë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 21:10 | Aktualitet
U çliruam në 28 apo 29 nëntor? Krasniqi: Llogari elektorale,

Studiuesi Afrim Krasniqi, në “Intervistë” me Merita Haklajn, shpjegoi pse Shqipëria ende nuk e ka përcaktuar datën e saktë të çlirimit të vendit.

Sipas tij, dokumentet janë të gjitha të disponueshme, por ka dy arsye pse nuk dilet me një datë.

https://a2news.com/2021/12/03/krasniqi-kur-qytetari-te-jete-i-pavarur-nga-politika-do-te-kete-demokraci/

“Në aspektin historik i gjen të gjitha dokumentet. Secila palë i ka dokumentet, varet se si i interpretojnë. Problemi është më i thellë: festat kanë një vlerë, bëhen për të bashkuar shoqëritë. Në momentin që neve kemi caktuar data festash që i ndajnë qytetarët, nuk është më festë. Është festë e palëve dhe merr konotacion politik”, u shpreh Krasniqi.

https://a2news.com/video/festojme-pavaresine-dhe-clirimin-si-po-shkruhet-sot-historia-e-shqiptareve/

“Ka një arsye pse ka ndodhur kjo. Sot, elitat tona janë elitat e Revolucionit kinez të viteve ’60-’70, që kishin partinë të parën, pastaj ishte atdheu apo familja. Ky lloj mentaliteti e ka të pamundur që të përshtatet me realitete të reja. Dhe e dyta, është llogari elektorale. Në Shqipëri janë rreth 100 000 vota që janë të ndërvarura nga kujtimet e së kaluarës. Nuk është faji i historianëve. Historianët përdoren si alibi nga politika për të justifikuar aktet politike. Nuk e kanë ndarë Shqipërinë historianët, por politikanët”, shtoi studiuesi Afrim Krasniqi.

Sipas tij, “është e pamundur për të gjetur kompromis për një datë, përsa kohë që ne shohim që një deklaratë në lidhje me diktatorin kthehet në temë kryesore politike”.

https://a2news.com/2021/11/29/uroi-me-foton-e-enverit-deputeti-cela-nxjerr-blof-ballen-nuk-harrohet-historia/

“Partnerët tanë ndërkombëtarë thonë që Shqipërisë i duhet për të marrë veten aq kohë sa ka qenë e sëmurë. Vendi ynë ka qenë i sëmurë për 45 vite, duhen 45 vite që një brez i ri, më i kulturuar që të pranojë konceptin e tjetrit”, theksoi Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos