Mot i keq në Vlorë, lundrimi pezullohet deri të enjten

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 08:41 | Aktualitet
Mot i keq në Vlorë, lundrimi pezullohet deri të enjten

Pezullohet sërish lundrimi në Vlorë.

Duke u nisur nga kushtet e përkeqësuara të motit, trageti i linjës Vlorë-Brindizi ka qëndruar në Itali.

Për dy ditët e ardhshme nuk do të ketë lundrim të tij deri në datë 14 nëntor.

Ndërkohë, për shkak të motit me erë të fortë dhe detit me dallgë është pezulluar lundrimi edhe i mjeteve të tjera lundruese, duke u kërkuar të qëndrojnë të ankoruara në port.

Ndërsa varkat dhe peshkarexhat është kërkuar që të ankorohen në vendstrehime të sigurta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos