Shpërthim pranë hotelit ku ndodhej grupi i A2 në Siri

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 21:28 | Aktualitet
Shpërthim pranë hotelit ku ndodhej grupi i A2 në Siri

Ndërkohë që grupi i A2 ndodhej në Siri për të sjellë dëshminë e shqiptarëve të tjerë të bllokuar në kampin famëkeq të grave dhe fëmijëve të ISIS në Al Hol, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë hotelet ku ata qëndronin.

Në pamjet filmike është regjistruar shpërthimi i një makine bombë, e parkuar në anë të rrugës, i cili iu mori jetën 6 personave dhe plagosi disa të tjerë.

Këto momente të tmerrshme flasin qartë për kushtet e vështira dhe panikun e përditshëm nga lufta dhe bombat me të cilën jetojnë qytetarët sirianë. Po ashtu, gazetari Kasapi raporton se tre shpërthime bombash janë regjistruar në orët e fundit në zonën ku ata qëndrojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos