
Besimtarët ortodoksë në Tiranë kremtuan “Ditën e Ujit të Bekuar”. Me shishe në duar dhe besimin në Zot, pas lutjeve dhe ndezjes së qirinjve, ata iu drejtuan vendit nga ku rrjedh uji i shenjtë.
Të vetëdijshëm se besimi është pastrimi i shpirtit dhe forca e çdo dite, besimtarët shprehen se për çdo vit e ndjekin këtë ritual.
Lutjet kryesore edhe për këtë vit pandemik, besimtarët i adresuan për më tepër shëndet në familjet e tyre. (A2 Televizion)