
Qarku i Kukësit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu. Moti i keq ka goditur sidomos Bashkinë e Tropojës, ku reshjet kanë intensitet të lartë dhe janë të shoqëruara me erëra të forta.
Si pasojë e kësaj situate, akset rrugore nacionale vazhdojnë të jenë në trysninë e rënies së gurëve e dherave.
Si pasojë e reshjeve të rëna ka dëme në akset rrugore bashkiake e sidomos në akset rrugore rurale të njësisë administrative, Tropojë e vjetër.
Në këtë rajon përgjatë rrugës së Sylbicës është dëmtuar Ujësjellësi i Tropojës dhe për pasojë është ndërprerë furnizimi me ujë i qytetarëve.
Probleme ka dhe në aksin rrugor Dushaj-Lekbibaj. Megjithatë, aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. (A2 Televizion)