Komisioneri Publik apelon vendimin e vettingu-t, që rikonfirmoi në detyrë Elona Toron

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 16:25 | Aktualitet
Komisioneri Publik apelon vendimin e vettingu-t, që rikonfirmoi në

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e shkallës së parë të vetting-ut, që e rikonfirmoi në detyrë gjyqtaren, Elona Toro.

Komisioneri Publik konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të subjektit të Elona Toros, janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë administrativ.

“Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit, në gjendjen që janë aktet, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”.

Elona Toro u rikonfirmua në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, më 12 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos