Dëmtohet ura e brendshme në fshatin Draç, Njësia Administrative Ishëm, për rrjedhojë është bllokuar përkohësisht qarkullimi nëpërmjet saj.
Sipas të dhënave shkak janë bërë prurjet e kanaleve kulluese dhe prurjet e tyre që kanë gërryer pjesën mbajtëse të saj.
Ndërsa po punohet për mbushjen e saj dhe rikthimin e qarkullimit. (A2 Televizion)


                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   