
Një i ri 23-vjeçar ndodhet në spital pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij, një shtetas 49-vjeçar me inicialet A.O.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Kinostudios, pikërisht në rrugën “Tasim Shehu”, dhe sipas burimeve ka ndodhur për një konflikt të çastit.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit. (A2 Televizion)