Plagoset 19-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 20:47 | Kronikë
Plagoset 19-vjeçari në Vlorë

Një 19-vjeçar ka përfunduar në Spitalin e Vlorës, me plagë të marra nga një thikë.

Paraprakisht raportohet se i plagosuri, i identifikuar si Elton Kondaj, banues në Vlorë, është përfshirë në një konflikt mes të rinjsh.

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi  E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia e Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos