
Pjesa më e madhe e ditës mbetet me reshje shiu dhe dëborë mbi 800 m lartësi, por reshje të dobëta deri mesatare.
Pasditja sjell reshje më të pakta dhe afatshkurtra, por dëbora zbret në 600 m lartësi.
Temperaturat e ajrit ulen me rreth 2°C në të dyja vlerat ditore, të cilat në rang vendi do të luhaten nga -2 në 13°C.
Era do të vijojë jugperëndimore me shpejtësi mesatare deri vonë në mbrëmje, kur era forcohet në bregdetin jugor dhe dallgëzimi ngjitet sërish në 5 ballë. (A2 Televizion)