Moti i keq në vend: Përmbytje në Vlorë, uji në Vjosë arrin nivelin prej 8 metrash, evakuohen 32 familje

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 14:48 | Aktualitet
Moti i keq në vend: Përmbytje në Vlorë, uji në

Për herë të parë në histori, niveli i lumit Vjosë ka arritur në 8 metra. Në Vlorë janë evakuuar mbi 37 familje dhe 30 hektarë tokë janë nën ujë. Situatë problematike paraqitet në Korçë dhe Gjirokastër.

Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut ka shkaktuar përmbytje në qarkun e Vlorës. Lumi Vjosë ka sjell prurje të mëdha, e si pasojë në disa zona janë përmbytur toka e shtëpi të banorëve. Banorët kanë nisur evakuimin, dhe të shpëtojnë ç’të mundin nga vërshimi i ujit.

https://a2news.com/2021/12/12/permbytjet-ne-novosele-leli-hera-e-pare-qe-shikoj-nje-situate-te-tille/

Situata më problematike është në urën e Mifolit ku shtabi i Emergjencave është përqendruar.

Edhe pushteti vendor është vënë në lëvizje, pasi deri tani raportohet përmbi 30 hektarë të përmbytura.

Në Gjirokastër reshjet janë reduktuar, por vërshimi i ujit në toka nuk është tërhequr ende.

Në Korçë, moti i keq ka lënë pa energji elektrike dhjetëra fshatra. 

Nga shtimi i prurjeve të mëdha të lumit Devoll, rrezikohen të përmbyteshin 1000 ha tokë, në fushën e Maliqit.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/12/permbytjet-ne-novosele-ushtria-shkon-ne-ndihme-te-banoreve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos