Intensiteti i reshjeve është shtuar shumë 24 orët e fundit, çka ka përkeqësuar situatën në disa zona të vendit.
Më problematike mbetet situata në zonën e Mifolit, pas daljes nga shtrati të Lumit Vjosa. Ministria e Mbrojtjes raporton se janë angazhuar mbi 75 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po u vijnë në ndihmë struktrave të Emergjecave Civile në Fier dhe Vlorë.
Probleme ka sjellë edhe dalja e Lumit Osum, në Bashkitë Dimal e Kuçovë, ku janë evakuuar disa familje. Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në zonat ku ka probleme, qw të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuim nëse do të jetë e nevojshme.
Krahas reshjeve të shiut, edhe ato të dëborës kanë shkaktuar probleme në disa akse në veri dhe verilindje të vendit, më konkretisht në akset Bogë-Qafë Thorëdhe Peshkopi-Lurë. (A2 Televizion)