Përmbytjet në Novoselë, Leli: Hera e parë që shikoj një situatë të tillë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 12:29 | Aktualitet
Përmbytjet në Novoselë, Leli: Hera e parë që shikoj

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, u shpreh për A2 CNN se situata nga përmbytjet në Novoselë është e rëndë.

“Brezat e rinj nuk e kanë parë kurrë diçka të tillë. Unë nuk mbaj mend ndonjëherë që niveli i ujit të Vjosës të ketë kaluar urën e vjetër. Unë e shikoj për herë të parë. Prurjet janë pafund. Shpresojmë që situata të ndryshojë. Ne jemi duke bërë maksimumin, njerëzit janë njoftuar që në orët e para të ditës së djeshme”, tha Leli.

https://a2news.com/2021/12/12/permbytjet-ne-novosele-ushtria-shkon-ne-ndihme-te-banoreve/

Kreu i Bashkisë Vlorë shtoi se autoritetet po i qëndrojnë pranë banorëve të zonës dhe 15 familje janë evakuuar.

“Të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm për të monitoruar situatën, që e ka kaluar çdo lloj pritshmërie”, theksoi Leli. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/12/lumi-del-nga-shtrati-permbyten-7-banesa-ne-novosele/

A2 CNN Livestream

Latest Videos