Filmi boshnjak “Quo Vadis, Aida?” fiton çmimin kryesor në Festivalin Europian të Filmit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 13:39 | Aktualitet

Drama e luftës boshnjake “Quo Vadis, Aida?” u nderua me çmimet kryesore të Çmimeve të Filmit Evropian në Berlin.

Filmi përshkruan tmerret e masakrës së Srebrenicës gjatë konfliktit ballkanik dhe përpjekjet katastrofike të forcave paqeruajtëse të OKB-së për të ndërhyrë.

Jasmila Žbanić, e cila shkroi, prodhoi dhe drejtoi filmin, mori çmimin për regjisoren më të mirë.

Filmi boshnjak mundi një konkurrencë të ashpër në kategorinë e filmave më të mirë.

Regjisorja ia kushtoi çmimin nënave dhe grave të Srebrenicës, si dhe baballarëve, grave dhe djemve të vrarë.

Aktori më i mirë u shpall Anthony Hopkins për rolin e tij në "The Father", kurse skenarin më të mirë e fituan Florian Zeller dhe Christopher Hampton.

Komedia më e mirë u zgjodh "Ninjababy", me regji të Yngvild Sve Flikke.

"Fleet", me regji nga Jonas Poher Rasmussen, u vlerësua për dokumentarin më të mirë dhe animacionin më të mirë, ndërsa regjisorja daneze Susanne Bier u nderua për kontributin e saj në kinemanë evropiane në mbarë botën.

Ngjarja vjetore ishte rreptësisht digjitale vitin e kaluar për shkak të pandemisë, por organizatorët mundën të organizonin një ceremoni hibride këtë herë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos