Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 10:04 | Aktualitet
Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla

Moti i keq me erë të fortë ka pushtuar Vlorën që prej mbrëmjes së të enjtes. Kjo ka sjellë pezullimin e lundrimit të të gjitha mjeteve të vogla apo anijeve të peshkimit në det.

Ndërkohë edhe trageti është nisur nga Brindisi në drejtim të Vlorës vetëm në orët e para të mëngjesit për shkak të situatës nga moti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos