Moti i keq, situatë e vështirë në Pukë, dëme në infrastrukturë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 10:31 | Aktualitet

Moti i keq ka dhe si pasojë reshjet e shumta të orëve të fundit kanë krijuar një situatë emergjente në zonën e Pukës.

Sipas raportimeve në terren të A2 CNN, rezultojnë dëme të konsiderueshme në rrugët rurale, ura, kanale vaditëse.

Më në detaj, në njësinë Administrative Qelëz, është dëmtuar totalisht rruga Qelëz-Ukth. Rrëshqitje masive regjistrohen në rrugën e Kabashit, në Memaj, në Buhot, në aksin Bicaj-Blinisht-Krovë.

Dëmtime sinjalizohen në çatinë e shkollës në Gjegjan, aty ku rrugët rurale kanë pësuar rrëshqitje dhe shkarje.

https://a2news.com/2022/09/26/perkeqesohet-moti-reshje-ne-disa-zona-era-arrin-deri-ne-75-km-h/

Ndërkohë, sipas burimeve, kanali vaditës në Rras-Kuzhnen është dëmtuar plotësisht, ashtu si edhe ura e asaj zone. Në Pukë, rrëshqitje sinjalizohen pranë liqenit të qytetit verior. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos