Moti i keq i një dite më parë goditi edhe Greqinë. Stuhitë në prefekturën e Halkidikisë i morën jetën 6 turistëve, ndërsa mediat greke raportojnë edhe për më shumë se 100 persona të plagosur.
Dëmet materiale ishin të shumta. Shumë makina janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit të pemëve. Çati shtëpisë, e tenda janë prishur në një shkallë të gjerë.
Një fëmijë 8 vjeç nga Rumania humbi jetë në Nea Plagia dhe mamaja e tij 54-vjeçare, teksa ndodheshin poshtë strehës së një apartamenti. Të vdekur kanë mbetur edhe dy shtetas nga Rusia dhe dy të moshuar nga Çekia. (A2 Televizion)