
Miguel Oliveira është fituesi i garës së dytë të Botërorit të MotoGP.
Piloti portugez i KTM-së dominoi Çmimin e Madh të Indonezisë, që u zhvillua në kushte të vështira atmosferike.
Oliveira u tregua më i shpejtë në pistë të lagur, duke lënë pas Fabio Quartararo (Yamaha) dhe Yohann Zarco (Ducati Pramac). Një leksion i vërtetë në shi nga “profesori” portugez, i cili pasi studioi për disa xhiro australianin Jack Miller, e parakaloi dhe krijoi diferencë me të gjithë pilotët e tjerë.
Marc Marquez nuk mori pjesë në këtë garë, për shkak se ditën e djeshme pësoi një aksident të rëndë, duke detyruar mjekët që t’i rekomandonin pushim. (A2 Televizion)