“Kam hequr dorë nga 100 milionë $ për shkak të vaksinës”

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 11:07 | Sporte të tjera
“Kam hequr dorë nga 100 milionë $ për shkak të

Kyrie Irving, një nga basketbollistët më të mirë dhe më të paguar në botë, i është kthyer temës së vaksinimit, për shkak të së cilës u përjashtua nga skuadra Brooklyn Nets.

Lojtari pretendonte se vaksina me detyrim ishte shkelje e të drejtave të njeriut, ndërsa në ditën e prezantimit të skuadrës për sezonin e ri, theksoi se duke mos e bërë vaksinën anti-Covid, ka hequr dorë nga më shumë se 100 milionë dollarë.

“Hoqa dorë nga 4 vite më shumë kontratë dhe 100 milionë dollarë prej vaksinës”, tha Irving, të cilit nuk i është rinovuar kontrata pas refuzimit për t’u vaksinuar.

Kyrie Irving është shpallur kampion në NBA në vitin 2016, kur luante me Cleveland Cavaliers, ndërkohë që ka luajtur 7 herë në All Star Game. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos